Regjimi Iranian i ka shtypur përherë me dhunë protestat në vend, por këtë herë, sipas mediave të huaj duket se po kapërcen cdo kufi. Radio Europa e Lirë citon një mjeke brenda Republikës Islamike e cila i tha Radios Farda se forcat iraniane të sigurisë kanë mësyrë spitale e kanë vrarë aty protestues të plagosur. Mjekja në fjalë punon në një spital në jug të Iranit.