Qeveria e Kosovës sqaroi se fillimisht ushtarët e KFOR-it do të vendoseshin në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë para se të largohen njësitë speciale të Policisë të Kosovës dhe largimi i barrikadave nga serbët lokalë. Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherazi shefi i delegacionit kosovar në Bruksel, Besnik Bislimi, tha se tashmë kanë gati 300 mijë pako me nga katër letra ngjitëse që do të fillojnë t’ua vendosin veturave nga Serbia, që nga 4 tetori.