Top Channel/”Po nisi një raketë, Putinit do i vijnë dy”: Ish ministri rus -S`ka luftë bërthamore!
20/03/2022 09:03

Ish-ministri i Jashtëm i Rusisë i hedh poshtë gjasat për luftë bërthamore, duke e deklaruar perspektivën një "kërcënim bosh" nga Vladimir Putin. Andrei Kozyrev, i cili shërbeu si shefi diplomacisë ruse në kohën e paardhësit të Putinit, Boris Yeltsin, tha se epoka e presidentit aktual rus do të përfundojë në "katastrofë" ,e shkaku për këtë është pikërisht lufta e Ukrainës. Putini vendosi tre javë më parë forcat bërthamore të Rusisë në gatishmëri të lartë pas të ashtuquajturës përgjigje "jomiqësore" të Perëndimit pas pushtimit të tij. Kjo ngjalli frikën se po konsideronte përdorimin e një arme bërthamore, megjithatë mjaft ekspertë mendojnsë se nuk do të shkojë deri aty. Kozyrev, duke folur për podkastin e The Economic Asks, tha se ishte dakord me ta."Është thjesht një shantazh, janë kërcënime boshe," u shpreh ai. Rusia besohet se ka 4477 koka bërthamore. Është një nga nëntë vendet që ka kapacitete të armëve bërthamore. Nga tetë të tjerët, tre janë aleatë të NATO-s - SHBA, Franca dhe Britania e Madhe - ndër të cilat ka 5,943 koka bërthamore. Kozyrev thotë se Putin nuk e ka dhënë vërtet atë urdhër. “Ai bëri gjoja sikur po e urdhëronte dicka të tillë. Po luan një lojë. Putini e di mirë se po shtypi butonin, ato nga armë strategjike kthehen në armë vetëvrasëse, sepse po dërgoi një raketë berthamore në Europë apo SHBA-ja, do t`i kthehen dy të tilla, e kësaj nuk i mbijeton askush”, shprehet Kozyrev. iosh ministri theksoi se ajo që e quan diktaturë e Putinit po shkon drejt katastrofës, madje që tani është e tillë thotë ai, Putini thjesht nuk po e kupton.

Çfarë fsheh Serbia për Kosovën? – Gjurmë Shqiptare
28/02 20:45
Edicioni Informativ, 28 Shkurt 2026, Ora 19:30
28/02 20:07
Betejat e jetës së Dande Xhajit! Forca frymëzuese e nënës që humbi djalin 18-vjeçar – S’e Luan Topi
28/02 19:30
Ngatërrimi i zorrëve, rreziqet, simptomat dhe trajtimi – Hipokrati
28/02 16:40
Portokalli, “Lulekuqe mbi Mure” dhe Dialogu Bashkëkohor në Artkand – Artkand
28/02 15:45
Edicioni Informativ, 28 Shkurt 2026, Ora 15:00
28/02 15:38
Stelina & Mateo flirt bashkë? Puthja & biseda me Kris pas BBV, VIP-at mes baltës në Kep të Rodonit!
28/02 13:45
Edicioni Informativ, 28 Shkurt 2026, Ora 12:00
28/02 12:38
Edicioni Informativ, 28 Shkurt 2026, Ora 00:00
28/02 10:28
Beniada pranon për herë të parë: Jam e dashuruar, është i huaj/ Rikthehet Luana në Top Channel?
27/02 23:48
Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Shkurt 2026
27/02 21:01
Edicioni Informativ, 27 Shkurt 2026, Ora 19:30
27/02 20:04
“Nuk ka bir nëne…”/E vërteta e Marjusit për djalin e tij: Nëna kur të dojë…- Ep.118, 27 Shkurt 2026
27/02 19:30
E vogël humbi babain: korridoreve të spitalit këndoja Michael Jackson… – Ftesë në 5, Pjesa 2
27/02 18:00
Përmbledhja ditore – 27 Shkurt 2026 – Big Brother VIP 5
27/02 16:20
Edicioni Informativ, 27 Shkurt 2026, Ora 15:00
27/02 15:39
Tronditet Big Brother! Sherri në studio! “Unë iki fare nëse…” Jul Deda përplaset me Meri Shehun
27/02 15:16
Zarf i zi! Plas sherri në studio “Qepe”, shpërthen Jul Deda: Greta pështyu! Meri Shehu: Boll…
27/02 14:27
Edicioni Informativ, 27 Shkurt 2026, Ora 12:00
27/02 12:45
Dhurata që u dhunua në jetimore: Më goditën me çekiç në kokë, flija në banjo – Në Shtëpinë Tonë
27/02 11:41
DIGITALB DIGITALB