Një 25-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi po ndihmonte katër emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin. I riu me iniciale M. Ç., banues në Tiranë kishte në mjetin e tij tip “Volkswagen” emigrantët, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt shpërblimit.