Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar burgim prej 180 vjetësh për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Në fjalën përfundimtare, kryeprokurorja e ZPS-së kërkoi dënim me burgim me nga 45 vjet për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin. Lidhur me këtë kërkesë të ZPS-së ka reaguar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo tha se krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës ka kryer Serbia kundër popullit të Kosovës.