Dy persona kanë mbetur të plagosur në Pazarin e Korçës. Një grua është sulmuar nga një 36-vjeçar i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Gjatë konfliktit një qytetar tjetër, u mundua ta largonte agresorin, por mbeti i plagosur. Me një sëpatë në dorë ai ka filluar t’i gjuajë gruas 52-vjeçare, e cila shiste tek një dyqan aty pranë. Sipas një dëshmitareje në vendin e ngjarjes, autori e ka gjuajtur disa herë me sëpatë gruan, e cila sipas saj ishte shumë e mirë dhe e respektueshme. Dëshmitarja tregon se kjo skenë ishte tepër e frikshme.