Një 47-vjeçar i identifikuar si P.Ll., është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi kishte krijuar një ambient për ta përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba. Në vijim të goditjeve operacionale të njëpasnjëshme kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore në DVP Durrës ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Parandalimi”.