Top Channel/ “Po kaloj moment të vështirë”! Dhunoi Klea Prengën, Mariela Berisha kërkon mëshirë
18/10/2024 21:18

Mariela Berisha është shprehur e penduar në gjykatë për dhunën që ushtroi dy muaj më parë ndaj Klea Prengës. Në dëshminë e saj, e reja tregoi se prej një viti ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, duke përdorur si argument faktin se duhet të kujdeset për fëmijën e saj 2-vjeçar. “Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë”, tha blogerja. Masë sigurimi më të butë kërkoi avokatja e Marielës, me arsyetimin se “është pa asnjë precedent penal, nuk ka asnjë arsye dhe asnjë shkak për të përsëritur veprime të njëjta apo të ngjashme, shprehet thellësisht e penduar, e pranon faktin penal, është e gatshme të normalizojë marrëdhëniet me viktimën, i kërkon publikisht falje asaj, si dhe gjykatës, njëkohësisht është e gatshme ta ndihmojë financiarisht për të përballuar shpenzimet e nevojshme për rehabilitimin e plotë dhe përfundimtar të dëmtimeve fizike që ka pësuar viktima. Së fundi, por tepër e rëndësishme, ajo është nën e një fëmije të mitur 2 vjeç”. Në përfundim, gjykata vendosi arrest në shtëpi për të renë dhe detyrim paraqitje për motrën e saj, Antonela Berishën. Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat ishin shpallur në kërkim pasi dy muaj më parë dhunuan modelen Klea Prenga në një restorant në kryeqytet, duke e shpërfytyruar, u vetëdorëzuan në polici dy ditë më parë. Klea Prenga kallëzoi motrat Berisha pas ngjarjes, teksa edhe nga pamjet e publikuara, e reja ka qenë duke konsumuar ushqim me disa shoqe ku shfaqen dy motrat të cilat e sulmuan. Shkak i ngjarjes mësohet se kanë qenë dyshimet e Mariela Berishës se burri i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren. Si shenjë hakmarrje dy motrat, kanë shkuar në restorantin në kryeqytet ku ndodhej Klea Prenga dhe e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 6 gushtit.

Top Channel/ “Do të hyjë në lojë me mua”, Miri për Selin: Do afrohet…
30/03 22:58
Top Channel/ “Prap unë po dal e keqja”, Brikena në lot: Nuk kam bërë asnjë lloj gabimi
30/03 21:46
Top Channel/ Nga kush u përlot Rogerti? E ftuara e papritur në BBV 5 nuk kursen mesazhet për banorin
27/03 22:16
Top Channel/ Gimbo rikthehet i prangosur në shtëpinë e “Big Brother Vip 5”, ja si reagoi Selin
27/03 22:14
Top Channel/ Brikena përlotet: Për Mateon ka më shumë rëndësi të flasë me Selin sesa…
27/03 15:30
Top Channel/ E papritur! Monika Kryemadhi hyn në shtëpinë e Big Brother, “ngacmon” banorët
26/03 22:30
Top Channel/ Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri: Më thanë do të…
26/03 21:07
Top Channel/ “Për Zotin kam frikë”, Rogerti ‘i tmerruar’ në dhomën e rrëfimit, ‘shpërthen’ në lot kur sheh… breshkën
26/03 21:05
Top Channel/ Kristi Lamaj rikthehet në shtëpi duke u futur nga muri, çfarë po ndodh në BBVIP
25/03 21:28
Top Channel/ “Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane
25/03 21:21
Top Channel/ Sfida e mosreagimeve, Brikena përlotet teksa sheh ish-banorin
25/03 21:19
Top Channel/ “Të kisha aq afër…” Mateo bisedon me Brikenën për puthjen
24/03 13:54
Top Channel/ Kush e fiton Big Brother-in? Nga Stenaldo te Selin dhe Miri, ja si përgjigjen banorët
23/03 22:56
Top Channel/ “Në kurrizin tim ke…”, Stenaldo debaton me Rogertin, banori: Unë kam treguar…
23/03 22:46
Top Channel/ Konfirmohet çifti Marsiela-Indrit në ‘Përputhen’, Megi Pojani përlotet
23/03 21:47
Top News – “Gjesti është arrestuar”/ Reagimi i Gimbos kur mësoi lajmin
18/03 09:26
Top News – “Ti s’flet me vëllain tënd” Debat i ashpër mes Juelës dhe Artanit, Qepe…
16/03 16:39
Top Channel/ “Dashuria jote me Brikenën është ‘fake’”, debat mes Juelës e Mateos, banori: Ti je…
13/03 21:43
Top Channel/ “Pse nuk e thua troç”, Stenaldo debaton ashpër me Rogertin, banori: Ma përmende djalin…
12/03 21:52
Top Channel/ Mateo përplaset ashpër me Mirin, debat pas deklaratës për Selin, banori: Kam një…
12/03 18:40