Deputetja demokrate Albana Vokshi e ka quajtur skandaloze futjen në procedurë të nismës së qeverisë për studentët e mjekësisë për të firmosur kontratë 5 vjeçare me kusht punësimin në vend. Deklarata e Vokshit është kundërshtuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla e cila ia ndërpreu fjalën, pasi i tha po flet përçart dhe jo për procedurë.