Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, nënvizoi sot se Shqipëria po ecën me hapa të sigurt drejt krijimit të një mjedisi biznesi të barabartë me standardet europiane. Ajo theksoi se politika e qeverisë synon që çdo sipërmarrje shqiptare të ketë mundësi të operojë në tregun e përbashkët europian, me standarde të njëjta dhe mundësi të plota për të zhvilluar biznesin.