Tre persona janë arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi po drejtonin automjetet nën efektin e lëndëve narkotike. Së bashku me tre të arrestuarit, O. K., 41 vjeç, A. S., 29 vjeç dhe R. U., 21 vjeç, shkon në 28 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.