Vala e shtatë e pandemisë së Covid 19 duket se e ka nisur rënien edhe në Shqipëri. Shifrat tregojnë zbritje edhe pse kryhen pak testime. Por ekspertët e shëndetit i druajnë një tjetër rritje pas kthimit të qytetarëve nga pushimet për shkak të grumbullimeve në zonat bregdetare dhe shtimit të lëvizjeve.