Një 80-vjeçar u gjet i pajetë mëngjesin e kësaj të hëne në plazhin përgjatë Lungomares në Vlorë. Fillimisht policia dyshoi se ai mund të ishte mbytur aksidentalisht në det, por nga hetimet dhe dëshmitë e marra nga qytetarë të ndryshëm rezultoi se i moshuari ishte duke bërë shëtitje buzë detit dhe nuk po bënte plazh. Paraprakisht dyshohet se 80-vjeçari mund të ketë pësuar infarkt. Trupi I pajetë u dërgua drejt morgut të spitalit të Vlorës për tiu nënshtruar autopsisë, ndërsa një grup hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.