Përplasje mes banorëve protestues dhe forcave të policisë janë regjistruar këtë të marte para Bashkisë së Durrësit. Banorë të qendrës historike të qytetit, që preken nga projekti i Transformimit të Integruar të Durrësit (TID), tentuan të futen në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, duke kundërshtuar projektin dhe prishjen e banesave të tyre. Protestuesit hodhën vezë dhe letra higjienike drejt godinës së bashkisë, bllokuan përkohësisht rrugën në qendër të qytetit, ndërsa ndërhyrja e policisë çoi në shoqërimin e katër personave.