Dita e shtunë ka qenë e tensionuar për banorët e fshatit Gruemirë në Malësinë e Madhe, ku një tentative vjedhje, ka rezultuar ne përdorimin e armëve duke shkaktuar frikë dhe pasiguri në zonë. Sipas policisë, dy të rinj 22 dhe 27 vjeç kanë shkuar për të vjedhur në fshatin Gruemire por janë diktuar nga banorët dhe në përplasje e sipër, autorët kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në ajër për të trembur vendasit.