Disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj efektivëve të policisë në Shkodër. Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 10:00, në vendin e quajtur “Bjeshka e Parus”, kwta persona kanë qëlluar në ajër, me armë zjarri, kur kanë parë efektivët e policisë të cilët po kryenin kontroll të territorit në njësinë administrative Shkrel, për kultivimin e bimëve narkotike.