Top Channel/ Plumba çiftit shqiptar në Athinë, ekzekutohet Roan Brahimi që shkaktoi terror në Lezhë
09/05/2024 23:28

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Greqi, ku pas një atentati mafioz mbeti i vrarë 32-vjeçari shqiptar Roan Brahimi. Ai ndodhej në makinë në rrugën Mesologjiu në Athinë së bashku me shtetasen Katerina Beqo 37-vjeç, që u shpëtoi mrekullisht plumbave. Çifti u qëllua nga një motoçikletë në të cilën ndodheshim dy persona të maskuar. Emri i Roan Brahimit është i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi. I njohur si rival i Ervis Martinajt, më vitin 2021 Brahimi u shpall në kërkim nga policia, pasi së bashku me dy persona të tjerë shkaktuan terror në një lokal në Zejmen të Lezhës. Bashkë me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozi, ata u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin. Ata kërcënuan dhe kryen kontrolle ndaj klientëve, për kartat e tyre të identitetit. Ai ka qenë në kërkim policor edhe për vrasjen e Brilant Martinajt më 17 korrik të vitit 2022. Po ashtu, Roan Brahimi rezulton i arrestuar edhe në vitin 2018 në Lezhë, ku iu sekuestruan municione, Euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes. Ai figuronte me dy emra në Greqi, pasi njihej edhe si Sidorel Prendi. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ekzekutimi është bërë për motive hakmarrjeje.

Top News- Shqipëria në Bordin e Paqes/ Spiropali: Ftesa një përgjegjësi e lartë shtetërore
19/01 22:57
Top News- “Hajdutë! Shporruni”, protestuesit e Lëvizjes Bashkë “përplasen” me deputetët
19/01 21:06
Top Channel/ Fermerët në krizë, përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk lajnë dot kreditë
19/01 19:57
Top Channel/ Kaosi me sistemin e kullimit, funksionojnë vetëm 40% e kanaleve
19/01 19:56
Top Channel/ Eliminohet në burgun grek Jani Alia, shqiptari i rrezikshëm i dënuar përjetë
19/01 19:54
Top News- Shqiptari vritet nga greku në burgun e Koridhalos, çfarë ndodhi brenda mureve të qelive
19/01 19:23
Top News- Jani Aliaj u vra nga greku që ekzekutoi Artur Bashimin, krimi dyshohet me pagesë
19/01 19:19
Top Channel/ Protesta e PD-së, ish-kryeministri: Mbar bota po pret fjalën tonë dhe guximin tonë
19/01 19:05
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, Berisha: 24 janarit protesta më të fuqishme që ka njohur Tirana
19/01 19:05
Top Channel/ Foltorja e PD-së, studentja: E nisën vitin 2026 me përmbajte, kjo qeveri na…
19/01 19:05
Top Channel/ Protesta e PD, Lefter Maliqi: Qindra fermer edhe nuk jenë dëmshpërblyer nga përmbytjet
19/01 18:46
Top Channel/ Protesta e Partisë Demokratike, qytetari: Të gjithë ne shesh kundër kësaj qeverie
19/01 18:43
Top Channel/ Këlliç në foltore: Misionin është një edhe i vetëm, largimi i Ramës
19/01 18:43
Top Channel/ “Dalin për takime speciale”, Top Channel zbardh dosjen e Ndocit: Dyshohet se…
19/01 18:37
Top Channel/ “Ankohej për dhimbje veshkash”, zbardhet dosja, si e realizoi arratisjen Altin Ndoci
19/01 18:33
Top Channel/ Arlind Qori dhe mbështetësit e tij proteste në dyert e Parlamentit: Ku i keni shokët
19/01 18:02
Top Channel/ Seanca e parë plenare për 2026 mbyllet pas 30 minuta
19/01 17:46
Top News- Nga himni tek bllokimi i Foltores, çfarë ndodhi në seancën parlamentare
19/01 17:37
Top News- 4 të arrestuar, mes tyre dy zyrtarë/ Policia: Morën ryshfet për leje armësh
19/01 17:37
Top Channel/ Balla në Kuvend: Sesion i ri zakon i vjetër, presim të reflektoni, nuk kemi kohë për…
19/01 17:36
DIGITALB DIGITALB