“Tetorin e vitit 2012, një luftëtar taleban u ngjit në autobuzin tim të shkollës dhe më qëlloi me plumb në tëmthin e majtë. Plumbi më goditi syrin, kafkën dhe trurin - më preku nervin e fytyrës, cau daullen e veshit dhe theu nyjet e nofullës," Malala Yousafzai, e kujtonte me këto fjalë atentatin që për pak i mori jetën. Ishte vetëm 15 vjece kur u sulmua për shkak të fushatës që bënte për shkollimin e vajzave në Pakistan.