Gjiri i Lalëzit është destinacioni i verës për shumë qytetarë të kryeqytetit, por jo vetëm. Mirëpo ajo çfarë turistët shohin atje është thuajse e paprecedentë. Sikurse shihet nga pamjet që ka siguruar Top Channel plehrat janë duke u djegur në Gjirin e Lalëzit, dhe kjo pamje është në hyrje të një kompleksi shumë të njohur. Ndërsa plehrat digjen, të tjera makina sillnin mbetje që më pas do u hapej rruga për djegie.