Këtu jemi në Ndërfushaj të Rrëshenit, ky landfill depoziton 5.98 ton mbetje urbane në vit. Nga 7 njësia administrative që ka bashkia e Rrëshenit, shërbimi i menaxhimit të mbetjeve ofrohet vetëm në 3 njësi. Për pastrimin t e qytetit të Rrëshenit dhe Rubikut bashkia operatorit ekonomik EURO-GERS shpk afërsisht e paguan 28 mln lekë të reja në vit. Ndërsa në zonat e e thellë aty ku makinat e mbetjeve kanë të pamundur të shkojnë, plehrave u vendoset zjarri.