Moti me temperatura të larta pavarësisht se jemi në muajin tetor, i mban ende të mbushura me pushues plazhet e Vlorës, ku mund të gjesh turistë të huaj por edhe vendas. Ndryshe nga sezoni i verës, qetësia e kësaj periudhe është ajo që i ka tërhequr pushuesit. “Vij nga Prishtina, jemi së bashku me fëmijët dhe zgjodhëm këtë periudhë pasi është shumë bukur por dhe për shëndetin është shumë mirë. Vlora është shumë e bukur”.