Dikur i njohur vetëm për banorët lokalë dhe pushuesit besnikë nga verilindja e vendit, plazhi i Tales në Lezhë po merr përmasat e një destinacioni të ri turistik që po ngjitet me ritme të shpejta në hartën e pushimeve cilësore. Gjithnjë e më shumë vizitorë nga Tirana, Kosova, por edhe turistë të huaj, po zbulojnë bukurinë e këtij bregdeti të qetë, me ujëra të pastra, hapësira të bollshme publike dhe çmime të përballueshme.