Në këtë fillim sezoni, plazhet e Durrësit janë gati për të pritur fluksin e turistëve vendas e të huaj, po nuk mungojnë as shqetësimet e operatorëve turistikë. Rënia e euros dhe shtimi i numrit të subjekteve të palicensuara që duan të ofrojnë akomodim dhe shërbime pritet të ndikojnë në tregun turistik që po njeh një rritje të ndjeshme vitet e fundit.