Në Vlorë bëhet ende plazh. Ditët e pushimit zyrtar të festave të nëntorit nuk kanë qenë të rrallë ata që i kanë shfrytëzuar për not duke përfituar edhe nga një det i qetë pa dallgë. “Ne shfrytëzojmë këto kohët me diell. Jashtë mund të jetë pak ftohtë, por kur futemi brenda ujërat janë akoma të ngrohta. Dhe ne e kemi bërë traditë që çdo fundjavë vijmë lahemi.”– tha notari Katriot Tajari