Pas reshjeve të shiut, mëngjesin e sotëm, plazhet e Durrësit patën një frekuentim më të ulët nga pushuesit, të cilët fillimisht zgjodhën më shumë shëtitjet buzë detit. Shumë çadra mbetën të mbyllura, ndërsa brezi i lagur ranor qe mbushur me leshterikë dhe papastërti të nxjerra nga deti. Rreth mesditës, pushues të shumtë filluan të mbushin plazhet.