Top Channel/ Plazh në fundshtatori. Në Durrës janë të shumtë turistët e huaj që zgjedhin vjeshtën
27/09/2025 21:25

Muaji shtator po i vjen fundi, por plazhi i Durrësit vijon të frekuentohet nga pushues të shumtë. Vendas, bashkëkombës nga rajoni dhe diaspora, si dhe shtetas të huaj kanë zgjedhur bregdetin më të madh në vend për pushimet e vona, duke shfrytëzuar vjeshtën e ngrohtë. Në plazhin e madh të Durrësit dhe ujërat e qeta të Adriatikut, sheh familje që pushojnë, fëmijë që luajnë dhe turistë të huaj që shijojnë klimën mesdhetare përtej sezonit të zakonshëm veror. Për shumë prej tyre, kjo periudhë është edhe më e përshtatshme, pasi plazhi është më i qetë dhe deti më i pastër. “Vij nga San Francisko. Më pëlqen vjeshta. Koha është e mirë. Ka më pak mosha shkollore, më shumë qetësi dhe po kënaqemi shumë”, shprehet turistja nga San Francisko. “Shumë këndshëm. Erdhëm për të parë këtë vend kaq të bukur e me njerëz të mirë. Po e shijojmë kohën këtu”, thotë një turist nga Kina. “Erdhëm dje dhe është bukur. Deti fantastik. Hera e parë në Durrës”, shprehet për TCH, një turiste italiane. “Është vapë. E njëjta klimë si ne Itali. Jemi fqinj. Zgjodhëm shtatorin se tani i kemi pushimet. Në verë ishim në punë”, shton një tjetër turistë nga Italia. “Nga Kosova jemi. Vendi është i mirë, gjindja e mirë. Deti është i pastër”, shprehet shqiptarja nga Kosova. Operatorët turistikë thonë se numri i atyre që zgjedhin pushimet e vona po rritet çdo vit, duke zgjatur sezonin dhe duke sjellë përfitime shtesë për bizneset dhe ekonominë lokale.

Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23
Top Channel/ Blegtorët në protestë për subvencione, kërkojnë rritje financimi dhe naftë
07/04 15:22
Top Channel/ Ndryshon Ligji për pastrimin e parave, deputetët votojnë draftin
07/04 15:16
Top Channel/ Gjykata refuzon Ballukun, kërkoi rrëzimin e masës për pezullimin nga detyra
07/04 15:13