Tensionet jashtë ambienteve të Kryesisë kanë penguar mbarëvajtjen e jetës parlamentare. Ndërsa Komisioni i Ekonomisë po zhvillohet online, mbledhja e Komisionit të Ligjeve ka përfunduar vetëm disa sekonda pasi ka nisur. Mbyllja e takimit te “Ligjet” ka vijuar me debate të ashpra mes opozitës me kolegët deputetët e mazhorancës.