Komisioni i Shëndetësisë ka vijuar mbledhjen e saj për të dytën ditë, teksa përplasjet kanë vijuar edhe sot. Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca janë përplasur ashpër me ofendime dhe përplasje mikrofonash. Vokshi ka hedhur disa here mikrofonin e Ndrecës në tokë, ndërkohë që ka vijuar me tone të larta debatin.