Forumi Ekonomik Botëror ka nisur një hetim ndaj themeluesit të tij, Klaus Schwab, pasi akuzohet për manipulim, duke përdorur fondet e kompanisë për të paguar masazhet private dhe duke kërkuar nga stafi të tërhiqte mijëra dollarë në emër të tij. Akuzat, thuhet se janë dërguar javën e kaluar në një letër drejtuar WEF, e cila organizon mbledhjen vjetore të liderëve ekonomikë në Davos në Zvicër.