Mbledhja e parë e organizuar me strukturat e Partisë Demokratike në Lezhë, është shoqëruar me debate mes anëtarëve të partisë më të madhe opozitare në vend. Në këtë mbledhje, sekretari i përgjithshëm Flamur Noka prezantoi drejtuesin e ri politik, Agron Gjekmarkaj. Por, ky vendim nuk u pëlqeu disa prej anëtarëve, të cilët penguan vijim normal të mbledhjes.