Turqia do të rinisë aktivitetet kërkimore për gaz dhe naftë në Mesdheun Lindor, deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Ishin pikërisht burimet e energjisë dhe juridiksioni në rajon ato që e përplasën Turqinë me administratën greko-qipriote dhe e cuan në prag të konfliktit ushtarak me Greqinë anëtare të BE-së. Tensionet shpërthyen vitin e kaluar kur fregata turke e greke u dërguan të shoqëronin anijet kërkimore të Ankarasë. Ndonëse situata u duke se u qetësua edhe përmes bisedimeve dypalëshe, Erdogan bëri deklaratën e papritur nga province veriperëndimore e Sakariasë, ku tha se Turqia ka marrë sinjale për “prani të gazit natyror” ne lindje të Mesdheut e u zotua të mbrojë të drejtat e vendit të tij në atë zonë.