Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar akt të turpshëm mosfutjen në rend të ditës të mocionit me debat me kreun e qeverisë Edi Rama, sa i përket dhunimit të banorëve të Borizanës nga fisi Rraja. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha e ka konsideruar rastin një shkelje të rëndë ligjore, si dhe akuzoi qeverisë se në këtë formë po barazohej me banditët Rraja për të rrahur qytetarët me shkopa bejsbolli.