Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pohoi se një takim midis të dërguarit të tij të posaçëm, Steve Witkoff, dhe shefit të Kremlinit Vladimir Putin, është planifikuar të mbahet javën e ardhshme në Moskë. Ai përmendi mundësinë që drejt Rusisë të udhëtojë edhe dhëndri i tij gjatë bisedimeve të mëparshme diplomatike kishte vepruar si këshilltar i Shtëpisë së Bardhë.