Të moshuarit që kërkojnë rritje të pensioneve për të mbuluar shpenzimet vetjake, duhet të punojnë sërish. Si një zgjidhje për një jetë më dinjitoze dhe pasjen e burimeve të mjaftueshme financiare, qeveria planifikon një plan masash për grupmoshën e tretë në 5 vitet e ardhshme. Mbrojtja ekonomike dhe sociale e të moshuarve në nevojë do të mbështet në riintegimin e tyre në sektorë të cilat kanë nevojë për punëtorë por kryesisht në ata të gjelbër.