Shtypi britanik thotë se ka mësuar disa detaje nga plani i shumëpërfolur i Donald Trumpit për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë. Gazeta Metro pretendon se kushtet e një armëpushimi të mundshëm mund të përfshijnë ndalimin e avancimit ushtarak të Rusisë në fushën e betejës, por edhe bllokimin e përpjekjeve të Ukrainës për bashkim me NATO-n.