Top Channel/ Plani i SPAK për zgjedhjet! Mund të kallëzohen zyrtarët më të lartë të shtetit
06/03/2025 19:39

Pyetjes “ Kush e ka radhën?”, i ka dhënë përgjigje vetë Prokuroria e Posaçme në faqen zyrtare. Www.spak.al si prioritet ka vendosur hetimet ndaj krimeve elektorale. Duke publikuar në ikonën që tërheq vëmendjen “Denonco krimin zgjedhor”, SPAK i kushton një shpjegim të qartë se si kryhet kallëzimi online dhe së bashku me ftesën drejtuar qytetarëve, janë edhe udhëzimet konkrete. Anila Hoxha raporton për Top Channel se ky hap i SPAK që e sheh qytetarin dhe subjektet juridike thënë ndryshe OJF si bashkëpunëtorë, hidhet dy muaj larg 11 majit, dita kur në Shqipëri mbahen votimet parlamentare. Pasi klikon “Denonco krimin zgjedhor”, se pari duhen shkruar emri dhe mbiemri, numri i telefonit dhe qendra e banimit, të dhëna që nuk i mëson askush tjetër veç Prokurorisë së Posaçme. Në vijim duhet të klikosh nëse po denoncon një grup kriminal apo organizatë të përfshirë në krim zgjedhor dhe jo vetëm. Në këtë skedë përfshihet edhe kategoria e zyrtarëve më të lartë që mund të denoncohen nëse dispononi të dhëna, dyshime dhe indicie duke nisur sipas kompetencave që ka SPAK dhe konkretisht nga hierarkia më e lartë Presidenti i Republikës, kryetari i Parlamentit, kryeministri dhe ministrat, gjyqtarët, deputetët deri tek drejtues të institucioneve qendrore dhe të pavarura. Po ashtu pranë kategorisë së zyrtarëve , gjendet edhe krimi që po denonconi ku përfshihet përpos korrupsionit edhe përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore. Gjithsej janë 16 vepra penale nëse i hasni para procesit elektoral e në vijim mund te bashkëngjisni si prova edhe dokumente dhe fotografi. Dhe nëse dispononi më tepër të dhëna për të ndarë me 20 prokurorët e posaçëm, përpos kësaj platforme të hapur enkas keni një tjetër mundësi, Prokuroria e Posaçme thotë shkruaj në email-in [email protected]. Kini parasysh se kjo ftesë vlen edhe për diasporën.

Top News – Saraiva u pagua 1 mln paund. Porositësit ofrojnë 500 mijë euro për vrasjen e vrasësit
27/03 15:38
Top Channel/ BE miraton ligjin “Gjadri”! Pranohet krijimi i qendrave për emigrantët e paligjshëm
27/03 15:17
Top Channel/ Avokatët hapin dosja CEZ-DIA: Përfshirja e Metës, skenar! (Paralajmërojnë të reja)
27/03 15:15
Top Channel/ Fasonët kërkojnë ndihmë, 8 masa për sektorin, ulje e TAP dhe mbështetje financiare
27/03 15:09
Top Channel/ Rriten dhe çmimet e ushqimeve, qeveria zgjeron kontrollin për produktet bazë
27/03 15:06
Top News-Lufta në Iran, turizmi në Shqipëri. Gonxhja: Shqipëria, një nga ofertat e mira për të huajt
27/03 14:46
Top Channel/ Ministri Karakaçi: Shqipëria drejt një sektori energjetik të qëndrueshëm dhe inovativ
27/03 14:33
Top Channel/ Nis shkatërrimi i shkëmbinjve në malin e Torovicës në Lezhë, qytetarët rrezikonin…
27/03 14:32
Top News – Mashtrimi 2.2 mln eurosh. Prokuroria çon në gjyq ‘TIBO’-n dhe pronarin e saj
27/03 13:40
Top News – Taksa e pasurisë së paluajtshme. Bashkia e Tiranës- Paguani në kohë, shmangni penalitetet
27/03 13:17
Top News – Bujqësia në rënie, ekonomia mbahet nga ndërtimi! Ibrahimaj – Nuk ka peshë sektori…
27/03 13:06
Top News – Karburantet nuk reflektuan çmimet e bursës. Ja pse u ngrit bordi i transparencës
27/03 13:06
Top News – Kriza tek fasoneritë. Ministrja – Nuk ndërhyjmë në mekanizma të kursit të këmbimit
27/03 13:05
Top News – Domatet, specat, mielli njohin rritje çmimi. Ibrahimaj – Nuk ndërhyjmë dot
27/03 13:05
Top News – ‘Korrupsioni në Shqipëri, perceptim!’ Ibrahimaj – Ne kemi futur inovacionin
27/03 13:05
Top News – Pensione të ulëta, çmime në stratosferë! Ibrahimaj – Po monitorojmë tregun
27/03 13:04
Top News – Shtrenjtimi i plehrave kimike dhe naftës. Ibrahimaj – Nuk ndërhyjmë tek çmimet
27/03 13:04
Top Channel/ Reshjet e dëborës përfshijnë edhe Gjirokastrën, por akset rrugore mbeten të kalueshme
27/03 12:59
Top Channel/ Zbardhen malet në qarkun Elbasan, bora në trashësi deri në 25 cm
27/03 12:57
Top Channel/ Bora mbulon juglindjen, në Korçë, Pogradec dhe Kolonjë dëborë në lartësinë 1100 metra
27/03 12:56