Dhimbje dhe lot në vendin ku humbën jetën tragjikisht Paulin Zefi dhe bashkëshortja e tij, Zhaklina Hysa. Familjarët e çiftit, të shkatërruar nga humbja e tyre, janë rikthyer në segmentin rrugor Lezhë-Shëngjin për të vendosur kurora me lule dhe për të ndezur qirinj në kujtim të të ndjerëve. Mes pikëllimit, ata kërkojnë që autoritetet të marrin masa për përmirësimin e infrastrukturës së kësaj rruge, e cila, sipas tyre, është kthyer në një rrezik serioz për jetën e qytetarëve.