Qeveria italiane e Georgia Melonit ka vendosur t’i përdorë qendrat e Gjadrit dhe Shëngjinit, në Shqipëri, për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm në pritje të dëbimit. Ky është vendimi i fundit i qeverisë së Melonit për të përdorur qendrat e pritjes në Shqipëri, që prej muajsh janë bosh.