Top Channel/ Plani amerikan për Gazën/ Blinken paraqet projektin për qeverisjen pas luftës
14/01/2025 21:39

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 14 janar paraqiti planin për menaxhimin e Gazës në periudhën e pasluftës, duke thënë se administrata në largim e Joe Biden, do t’ia dorëzojë këtë plan ekipit të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, nëse arrihet marrëveshje për armëpushim. Duke folur në Këshillin e Atlantikut në Uashington, në ditët e fundit të mandatit si kryediplomat i SHBA, Blinken tha se Uashingtoni ka parashikuar një Autoritet Palestinez të reformuar, që do të udhëhiqte me Gazën, dhe ftoi partnerët ndërkombëtarë që të ndihmojnë në krijimin e një administrate të përkohshme për enklavën palestineze. Sipas planit amerikan, një forcë e sigurisë do të formohej nga forcat e shteteve partnere dhe personeli palestinez që do të kalonte nëpër procese të verifikimit, tha Blinken gjatë fjalimit. Fjalimi i tij u ndërpre vazhdimisht nga protestues që e akuzuan atë se po mbështet, siç thanë ata, gjenocidin e Izraelit kundër palestinezëve në Gazë, Izraeli vazhdimisht ka mohuar akuzat për gjenocid. Fjalimi i Blinkenit erdhi pasi negociatorët u takuan në Katar me shpresën që të finalizojnë një plan për t’i dhënë fund luftës 15-mujore në Gazë, midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që ka zhytur në krizë rajonin e Lindjes së Mesme. Trump dhe ekipi i tij nuk kanë thënë nëse do ta zbatojnë këtë plan.

Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45