Një konflikt banal për vendparkimin ka përfunduar me të shtëna armësh dhe plagosjrn e një të riu, pasditen e kësaj të mërkure, në Hamallaj të Durrësit. Ngjarja u regjistrua rreth orës 16:40, në parkimin që ndodhet në pjesën e pasme të një lokali në bregdetin e Hamallajt. Nga veprimet e para hetimore rezulyon se 44-vjeçari Altin Lekgegaj dyshohet se ka qëlluar me pistoletë ndaj 28-vjeçarit Liridon Rata, I cili ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Pas ngjarjes, i dyshuari së bashku me një person tjetër është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake, ai u largua me një automjet tip Toyota Yaris.