Një plagosje me thikë ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Skanderbeg”. I riu Amatio Gjoka është qëlluar me thikë nga një tjetër person pas një sherri për motive të dobëta. I plagosuri është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.