Një plagosje me thikë ka ndodhur në qendër të qytetit të Korçës mbrëmjen e kësaj të marte. Një person ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar me urgjencë në spital.Mësohet se i plagosuri, Ergyst Shtylla 40-vjeç është në reanimacion. Policia ndërkohë është në kërkim të autorit. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje apo identiteti i autorit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.