Një person është plagosur me thikë këtë mbrëmje në qytetin e Shëngjinit. Gazetarja Brixhilda Deda raporton se i plagosuri është paraqitur vetë pranë spitalit të Lezhës, por për shkak të plagëve të marra është dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet. Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka nisur si një konflikt i çastit mes disa shtetasve, ndërkohë që ende nuk është bërë publik identiteti i të plagosurit.