Një 20-vjeçar u plagos me thikë në Kamëz. Ngjarja ndodhi në Kodër Kuqe në Babrru, ku I riu u qëllua me mjet prerës nga 33-vjeçari Ilir Mala pas një konflikti që patën mes tyre. Si pasojë, 20-vjeçari u dërgua drejt spitalit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autori u largua me shpejtësi nga vendngjarja por pasi disa orësh ai u prangos nga ana e agjentëve të policisë që po punojnë gjithashtu dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që nxitën dy të rinjtë të përfshihen në konflikt.