Debati mes dy kushërinjve sot në Rrëshen ka agravuar në përdorimin e thikave dhe plagosjen tyre. Të rinjtë, Napolon Gjoka 19 dhe Kledi Kaçi 20 vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin për arsye që ende nuk dihen. Ngjarja e rëndë ndodhi në një ditë të shenjtë për besimtarët shqiptarët, ku jepen mesazhe solidariteti dhe jo dhune. Si pasojë e dëmtimeve, ata ndodhen në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor.