Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjadër të Lezhës. Gazetarja Brixhilda Deda, bën me dije për Top Channel se është plagosur 24-vjeçari Dorjan Gjini nga fshati Balldre i Lezhës, ndërsa autori është Gabriel Marku. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka marrë plagë në këmbë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.