Elion Mustafa, prokurori i Prokurorisë Lushnjë tha se janë në fillim të hetimeve në lidhje me plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij. “Janë organizuar gripi hetimor, ngjarja po ndiqet me dinamikë, prokurori është në vendngjarje. Do njoftoheni në vijimësi për detajet, jemi vetëm në fillim të hetimeve”, tha prokurori.