Mbërrin në Gjykatën e Kurbinit 17 vjeçari A. Gj. ku të hënën plagosi 15 vjeçarin I. Rr., pranë gjimnazit të Laçit. Pritet të jepet masa e sigurisë, ku nga prokurori Bardhyl Shehu është kërkuar “arrest shtëpie”. Mbi të riun rëndojnë akuzat Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake”.