Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi plagosi me mjet prerës dy vëllezër, ndërsa një 17-vjeçar është vënë nën hetim për moskallëzim krimi. Gjatë operacionit policor të koduar “Tracking” nga Komisariati i Policisë Nr. 6, gjatë kontrollit fizik Gert Latifit iu gjetën dhe sekuestruan 1150 euro, kokainë, si dhe mjeti prerës që dyshohet se ka përdorur për plagosjen e vëllezërve.