Arrest me burg ka dhënë trupi gjykues për Klodian Çobajn 31 vjeç , autori i plagosjes me thikë të nënës së tij Donika Çobaj 50 vjeçe, 4 ditë më parë në Dukas të Patosit. Masa e sigurisë është zhvilluar pa avokat pasi këta të fundit kanë disa ditë që janë në grevë pa afat, duke bojkotuar jo vetëm seancat gjyqësore por edhe masat e sigurisë.